Në Kopështin Zoologjik të Berlinit, kanë lindur panda binjake, të parët të lindur në këtë vend. Sipas "Independent", nëna e tyre Meng Meng, është sjellë nga Kina në Gjermani.
Këlyshët e lindur jashtë vendit zakonisht largohen për në Lindje pas tre ose katër vitesh. “Ata janë mirë,” thotë drejtori i kopshtit zoologjik të Berlinit Andreas Knieriem. Lindja e një këlyshi panda konsiderohet gjithmonë një ngjarje e jashtëzakonshme , sepse specia është e rrallë dhe në rrezik zhdukjeje.
Të dy pandat kanë lindur brenda një ore të shtunën, pas 147 ditëve të shtatzënisë dhe peshojnë përkatësisht 186 dhe 136 gram. Gjinia e tyre nuk është përcaktuar ende . Mamaja Meng Meng dhe babai Jiao Qing kanë qenë mysafirë në kryeqytetin gjerman që nga qershori i vitit 2017. Çifti u prezantua për publikun nga Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping.