Ky njeri quhet Zack Hample dhe prej kohës kur ishte një adoleshent i ka vënë vetes vetëm një qëllim: të mbledhë 10,000 topa bejzbolli.
Misioni i tij specifikisht është t’i kapë ato gjatë ndeshjeve në Major League. 36 vjeçari deri më tani ka mbledhur rreth 7,537 topa bejzbolli të cilat i mban në apartamentin e tij në Manhattan, në New York.
Zack tregon se kjo i është kthyer në një qëllim të brendshëm dhe s’mund të rreshtë se mbledhuri topa, ndaj i duhet të marrë pjesë në çdo lojë që luhet bejzboll.
Ai rrëfen se ka harxhuar rreth 100 mijë dollarë dhe orë pa fund për të krijuar një teknikë të tij për të qenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur gjatë ndeshjeve, në mënyrë që të kapë sa më shumë topa. Zack madje i është përkushtuar kaq shumë misionit të tij të çuditshëm sa ka shkruar dhe një libër rreth sekretit të kapjes së topave të bejzbollit, ku u mëson të tjerëve sesi të jenë kaq të suksesshëm sa ai.
/Shqiptarja.com