Disa njerëz duket sikur arrijnë të dalin nga çdo situatë e vështirë pa u thyer kurrë plotësisht. Qoftë një krizë financiare, një problem në dashuri apo një periudhë e vështirë emocionale, ata gjithmonë gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer më të fortë.

Sipas astrologes Carol Starr, ekzistojnë dy shenja të horoskopit që kanë një aftësi të veçantë për të kaluar sfidat e jetës, sikur universi të jetë vazhdimisht në anën e tyre.

“Edhe kur gjithçka duket e vështirë, këto shenja arrijnë t'ia dalin në fund,” shprehet ajo.

Demi

Demi është një nga ato shenja që rrallë humbet kontrollin, edhe në momentet më të vështira. Sipas astrologes, sekreti i tyre qëndron te këmbëngulja dhe aftësia për të qëndruar të fokusuar deri në fund.

Ata kërkojnë stabilitet, siguri dhe një jetë të rehatshme, ndaj zakonisht punojnë fort për ta ndërtuar atë. Ndërsa të tjerët mund të humbasin kontrollin gjatë periudhave stresante, Demi zakonisht ka gjithmonë një plan rezervë.

Pikërisht kjo i bën të duken “me fat”, pasi  ata nuk dorëzohen lehtë dhe dinë si t’i menaxhojnë problemet me qetësi dhe pragmatizëm.

Shigjetari

Nëse Demi mbështetet te qëndrueshmëria, Shigjetari duket se mbështetet te fati i pastër. Sipas Carol Starr, kjo është shenja që lidhet më shumë me bollëkun, aventurën dhe mundësitë e papritura. Nga një promovim i papritur në punë te njohja me personin e duhur në momentin më të papritur, Shigjetarët shpesh duket sikur tërheqin fatin natyrshëm.

Kjo lidhet edhe me faktin se planeti sundues i tyre është Jupiteri, i njohur në astrologji si planeti i fatit dhe zgjerimit. Edhe kur kalojnë periudha të vështira, Shigjetarët kanë aftësinë të rikthejnë optimizmin shumë shpejt dhe rrallë qëndrojnë gjatë të zhytur në negativitet.