Disa shenja të zodiakut nuk e njohin fjalën falje pas një diskutimi. Sipas astrologëve demi dhe akrepi janë dy shenjat më hakmarrëse të horoskopit.
Demi
Duke qenë se Demi udhëhiqet nga Venusi, sipas astrologëve kjo shenjë është më e prirur se të tjerët që të kërkojë hakmarrje. Demit i pëlqejnë grindjet dhe janë të gatshëm të mbajnë inat deri në fund.
Akrepi
Akrepi vjen i pari kur bëhet fjalë për hakmarrje. Nëse e lëndoni ose e bëni keq, ai kurrë nuk harron. Ai do të presë rastin e duhur për t’u hakmarrë ndaj jush. Fjala falje nuk është në fjalorin e tij. Akrepi mund të mos kujtojë shumë nga detajet, por dhimbja që i shkaktove i është ngulitur thellë në kujtesën e tij.