Njihuni me fshatin shqiptar në Bullgari, i themeluar në vitin 1636, por që ruan ende traditat

Njihuni me fshatin shqiptar në Bullgari, i themeluar në vitin 1636, por që ruan ende traditat

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari, që shquhej për arkitekturën unike dhe gjuhën e vecantë. Gjurmët  shqiptare vazhdojnë të shfaqen akoma në shtete të ndryshme të Ballkanit e kësaj rradhe në shtetin bullgar. Mandrica është fshati i krijuar nga tre vëllezër ortodoksë  shqiptarë gjatë vitit 1636. Sipas miteve greke në malin e Orfeut mitik,  Mandrica dhe Arda takohen së bashku për t'u bashkuar në Detin Egje edhe nga kohëra të lashta ka legjenda për popujt që kanë lënë trashëgiminë e tyre në ato toka.Mandrica ndodhet  në ekstremin lindor të maleve të Rodopës. Ky fshat ka impresionuar gjithmonë me mënyrën e ndërtimit të shtëpive dhe gjuhën e cuditshme me të cilën komunikonin, shqip, ndryshe nga gjuha e fshatrave për rreth,që ishte bullgarishtja.

Fshati Mandricë u krijua nga tre vëllezër  barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata udhëtuan nëpër parajsën e Edirit, ku mund të gjenin një vend të përshtatshëm për të vendosur familjet dhe  kopetë e tyre. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos paguanin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Në vitin 1708, një nga kishat e para në Rodope u ndërtua në Madrica me emrin "Shën e Diel". Një shekull më vonë, në 1835, kisha "Shën Dimitar.

Në shekullin e XIX Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës", ku shumica e të cilëve fliste edhe greqisht. Aktivitetet kryesore që ushtronin  ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në fshatin  shqiptar në Bullgari mund të shohim një arkitekturë unike të kombinuar me gjuhën lokale dhe fotografitë e vjetra, duke krijuar ndjenjën e udhëtimit prapa në kohë. Në vitin 1929 ndodhi një valë  e re shqiptarësh që u vendosën në fshat.Mandrica  fshati me origjinë shqiptare, është ndër më të rrallët në të gjithë Bullgarinë, ku edhe pse janë një numër i vogël banorësh kanë ruajtur  me fanatizëm gjuhën, traditat dhe këngët shqiptare edhe në ditët e sotme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja