'Më e pasur se mbreti', njihuni me gruan miliardere të kryeministrit të ardhshëm britanik! Skandali me mospagimin e taksave e veshjet e saj mijëra paund

'Më e pasur se mbreti', njihuni me gruan miliardere të kryeministrit të ardhshëm britanik! Skandali me mospagimin e taksave e veshjet e saj mijëra paund

Downing Street ka qenë shtëpia e shumë kryeministrave, por çifti që do të zhvendoset në fund të kësaj jave, Rishi Sunak dhe Akshata Murthy, do të jenë më të pasurit që SW1A ka parë ndonjëherë. Sunak, 42 vjeç, gruaja e tij dhe vajzat e tyre Krishna dhe Anushka do të jenë familja e parë hindu që do të futen në shtëpinë e kryeministrit. 

Deri më tani, gruaja e ish-kryeministrit David, Samantha Cameron dhe 'zonja e parë' e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2010 deri në vitin 2016, kishte bërë bujë gjatë kohës që bashkëshorti i saj udhëhoqi Brianinë për pasurinë e saj të madhe që trashëgonte, në listën e 10 më të pasurve.

Por tashmë vendin e saj ka pasuar Akshata Murthy, e cila thuhet se është me e pasur se mbreti për shkak të aksioneve të saj prej 430 milionë funtesh në ‘perandorinë’ e IT të babait të saj.

Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak në Stanford dhe u martuan në vitin 2009. Së bashku, Sunak dhe Murthy kanë një pasuri të kombinuar prej 730 milionë £, sipas listës së Sunday Times të publikuar në maj. Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë funte.

Murthy ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se po përballet me një shqyrtim të hollësishëm për shkak se dyshohet se i është shmangur pagesën e taksave. Akshata Murthy është vajza e indianit Narayana Murthy, që zotëron kompaninë e IT Infosys.

Çifti tani jeton në një shtëpi prej 7 milionë funtesh në Kensington me vajzat e tyre, e cila është vetëm një nga disa pronat që ata zotërojnë. Përveç shtëpisë së qytetit, ata gëzojnë gjithashtu një apartament prej 1 milion £ në Kensington dhe një rezidencë prej 2 milion £ në zonën elektorale të Rishi në Yorkshire, ku ai është mbiquajtur 'Maharaja e Dales'. Ata gjithashtu kanë një apartament nën çati prej 5.5 milionë £ në Kaliforni, me pamje nga skela e Santa Monica, të cilën e përdorin gjatë pushimeve.

Jo vetëm skandali i taksave, por Murthy është vënë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për veshjet e saj me vlerë mijëra paund. Në dhjetor të 2020, Murthy veshi një palë këpucë me vlerë 445 £, një pallto prej lëkure RED Valentino që kushton 1630 £, dhe një fund lëkure me vlerë më shumë se 1000 £.


Lajmi kryesor:

Mordaunt largohet nga gara! Ish-kancelari Sunak nesër merr postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe: Do të shërbej me integritet dhe përulësi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'