DASHI
Ka mundësi te jeni shume impulsive sot ju te dashuruarit dhe kjo mund t'iu shtyje drejt gabimeve te mëdha. Asgjë nuk do ju ece ashtu si e kishit parashikuar. Beqaret do fillojnë te bëjnë plane afatgjata menjëherë pasi te takojnë disa persona. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.
DEMI
Do jeni me te gatshëm te bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe marrëdhënia me partnerin do vije gjithnjë duke u përmirësuar. Beqaret do iu përkushtohen miqve dhe familjareve prandaj nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Për menaxhimin e financave mos i besoni askujt tjetër përveç vetes pasi do vuani me pas.
BINJAKET
Dite goxha e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume persona do ndërhyjnë tej jeta juaj dhe do duan t'ua prishin harmoninë. Beqaret nuk do jene oratorë te mire dhe ka rrezik te mos ja dalin ta afrojnë pas vetes atë qe pëlqejnë. Buxheti nuk do jete i keq, por po kryet shpenzime te palogjikuara situata mund t'iu dale edhe jashtë kontrollit.
GAFORRJA
Do i përkushtoheni me shume dashurisë gjate kësaj dite dhe do lini pas dore çdo gjë tjetër vetëm qe marrëdhënia ne çift te jete e mire. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do preferojnë te presin para se te hedhin hapa. Ne planin financiar ka mundësi te jeni me shume fat. Po i organizuat edhe me mire te ardhurat situata do jete e shkëlqyer.
LUANI
Nëse jeni ne një lidhje dhe kohet e fundit keni bere gabime, mos pretendoni qe partneri t'iu fale dhe gjithçka te rikthehet si dikur sepse asgjë e tille nuk ka për te ndodhur. Beqaret nga ana tjetër do jene me më shume fat se kurrë me pare dhe do fillojnë një lidhje shume romantike. Buxheti nuk ka për te qene aspak i keq, prandaj shfrytëzojeni rastin për te bere disa investime.
VIRGJERESHA
Te dashuruarit nuk do kenë një dite shume te qëndrueshme dhe ka rrezik te lëndohen nga ato qe do ju thonë partneret reciproke. Beqaret do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë statusin sot dhe me pak mundim do ja dalin te krijojnë një afrimitet me dike. Ne planin financiar nuk do keni surpriza te mëdha sepse situata do varet nga mënyra sesi jeni sjelle gjithë këto kohe.
PESHORJA
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak rutine sot, përkundrazi surprizat do jene te njëpasnjëshme dhe emocionet do shumëfishohen nga momenti ne moment. Beqaret do jene me te hapur dhe do pranojnë te dalin neper takime edhe pa i njohur mjaftueshëm personat. Ne planin financiar do bëni te pamundurën për ta stabilizuar situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses.
AKREPI
Kjo e sotmja ka për te qene dite me e begate për beqaret sesa për te dashuruarit. Nëse jeni ne një lidhje keni për te pasur një dite rutine dhe pa pasion te zjarrte. Beqaret do kenë takime te jashtëzakonshme dhe do hedhin shpejt hapat drejt një lidhjeje. Qe edhe buxheti te jete i kënaqshëm, mendohuni disa here para se te kryeni çdo shpenzim.
SHIGJETARI
Te dashuruarit do jetojnë ne një klime harmonike krijuar nga ndikimi i madh i Venusit. Jeta sentimentale e beqareve do jete tej mase e privilegjuar. Pas njohjeve te njëpasnjëshme, shume shpejt mund te fillojnë edhe lidhje. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat. Gjendja e te ardhurave do jete e kënaqshme dhe do arrini t'i kryeni pa problem te gjitha shpenzimet e menduara.
BRICJAPI
Beni kujdes me xhelozinë sot ju te dashuruarit sepse po e tepruat do keni debate serioze me partnerin. Nga ana tjetër përkushtojuni pak me shume dhe shprehjani ndjenjat. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te mendojnë ta kërkojnë princin e kaltër pasi sot nuk do jene kushtet e favorshme. Buxheti nuk ka për te qene plotësisht i qëndrueshme, dhe ndonjëherë mund te mërziteni.
UJORI
Sot do keni dëshirë te provoni gjera te reja ju te dashuruarit dhe kjo mund t'iu shtyje te hidhni hapa qe me vone do e destabilizojnë lidhjen e krijuar. Beqaret do afrohen tej mase me dike dhe mund te pranojnë ta kenë diçka me shume sesa mik. Për te përmirësuar financat do dini çfarë masash te merrni dhe gjendja do filloje te normalizohet shume shpejt.
PESHQIT
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do krijoni një klime te jashtëzakonshme e cila do ju fale kënaqësi te dy palëve. Beqaret do ndiejnë shume për një person dhe do arrijnë t'ia shprehin atij ndjenjat ashti si i kane ne zemër. Ka gjase qe te ketë ndryshime për ju. Buxheti do jete shume me i mire se kohet e fundit kështu qe edhe po bëtë ndonjë shpenzim me shume nuk do keni probleme.