Të mësosh programet kompjuterike sot duhen shumë vite shkollë dhe përgatitje.

Por, Gentian Brija një i ri vetëm 21 vjeç ka arritur të njohë disa prej programeve më të rëndësishme të kompjuterit pa bërë arsimin përkatës, ose qoftë edhe një kurs profesional.

Duke qenë se është jetim pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në shtëpinë e fëmijës, ai nuk ka patur mundësi që të shkollohej, por dëshira për tu mësuar me teknologjinë e ka bërë që të mësojë disa nga programet që përdoren sot nga inxhinierët e webmasterat.

Këtë gjë ai e tregon fare mirë edhe në krijimin e një programi të ri vetëm në pak minuta, i cili shërben për të realizuar prezantime të websaiteve të ndryshme në fushën e grafikës dhe dizajnit.

Gentiani thotë se kërkon vetëm një punë, në mënyrë për të përballuar shpenzimet. Po ai thekson se e ka të pamundur për të kërkuar punë, pavarësisht se e njeh kompjuterin shumë mirë, për shkak se nuk ka një diplomë.

"Diagnostikimi  i problemeve  të sistemit operativ  ku nuk njihen Hardware drivers dhe softwaret e ndryshme që ka të bëjë me  shpejtësinë e kompjuterit  dhe antiviruset. Edhe në lidhje me programet e tjera për websaitet që merren me pjesën e grafikës së dizajnit. I kam mësuar të gjitha nga youtube", shprehet Gentiani.

Gentian Brija është rritur në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, ndërsa apeli i tij për ndihmë i drejtohet kujtdo që ka mundësi ti gjendet pranë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)