Igbo-Ora, një fshat me rreth 92 mijë banorë ka mbi 2 mijë binjakë, kryesisht anëtarët e fisit Jorub.
Ata përbëjnë rreth 21% të popullsisë së Nigerisë dhe për shkak të kësaj, Igbo-Ora është quajtur "kryeqyteti botëror i binjakëve".
Binjakët nderohen në kulturën Jorube si dhurata nga Zoti, entitete të dyfishta të mbrojtura nga shpirtrat dhe posedojnë fuqi magjike.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Kjo perspektivë unike kulturore frymëzoi fotografin me të njejtën origjinë 24-vjeçarin Stephen Tayo, i cili fotografoi një pjesë të binjakëve.
Sipas CNN, seriali i fotove titullohet "Ibeji" sipas termit të përdorur për binjakët në kulturën Joruba.
Tayo, i cili u rrit në Ikere-Ekiti, tani jeton në Lagos, nuk është vetë binjak, por ai donte të tregonte një histori që identifikonte fisin e tij.
"Ishte vërtet e rëndësishme për mua të përcaktoja se si binjakët shihen në kulturën tonë. Fiset e tjera i shohin binjakët si një neveri nga epoka parakoloniale e tutje, por Jorubi i sheh ata si një bekim", ka thënë fotografi.