Njihuni me kryeqytetin botëror të binjakëve (FOTO)

Njihuni me kryeqytetin botëror të binjakëve (FOTO)

Foto e binjakeve nga Nigeria

Igbo-Ora, një fshat me rreth 92 mijë banorë ka mbi 2 mijë binjakë, kryesisht anëtarët e fisit Jorub.

Ata  përbëjnë rreth 21% të popullsisë së Nigerisë dhe për shkak të kësaj, Igbo-Ora është quajtur "kryeqyteti botëror i binjakëve".

Binjakët nderohen në kulturën Jorube si dhurata nga Zoti, entitete të dyfishta të mbrojtura nga shpirtrat dhe posedojnë fuqi magjike.

Kjo perspektivë unike kulturore frymëzoi fotografin  me të njejtën origjinë 24-vjeçarin Stephen Tayo, i cili fotografoi një pjesë të binjakëve. 

Sipas CNN, seriali i  fotove titullohet "Ibeji" sipas termit të përdorur për binjakët në kulturën Joruba.

Tayo, i cili u rrit në Ikere-Ekiti, tani jeton në Lagos, nuk është vetë binjak, por ai donte të tregonte një histori që identifikonte fisin e tij.

"Ishte vërtet e rëndësishme për mua të përcaktoja se si binjakët shihen në kulturën tonë. Fiset e tjera i shohin binjakët si një neveri nga epoka parakoloniale e tutje, por Jorubi i sheh ata si një bekim", ka thënë fotografi.

Ora 14:53
Njihuni me kryeqytetin botëror të binjakëve
39/6
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      28 Nëntor, 09:20

      A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



    ×

    Lajmi i fundit

    Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri

    Rusia konfirmon sulmet ndaj xhihadistëve në Siri