Ai ka rënë gjithmonë në sy për tiparet e tij të bukura dhe për trupin e mbajtur mjaft në formë pavarësisht se është 46-vjeç. Aktori britanik zyrtarisht është shpallur mashkulli më seksi në planet.
Ishte revista “People”, ajo që e cilësoi Idris Elban si të tillë, dhe vetë aktori e ka patur të vështirë për ta besuar.
“Kur e mora vesh, thashë: Nuk ka mundësi. Me të vërtetë? Dola para pasqyrës dhe e pashë veten me vëmendje. Më pas thashë: Po, sot dukesh disi seksi,”- ka thënë Elba për People. Menjëherë pas daljes së këtij numri të revistës së njohur bota po çmendet pas aktorit.
E ka then sorosi a lgbt!
Përgjigju