Njihuni me mekanikun nga Fieri,  Biku Luto që sfidon të ftohtin duke u larë në plazhin e Darëzezës

FIER- 56-vjeçari nga Fieri, Taip Luto, ose siç e njohin të gjithë Biku Luto prej 10 vitesh sfidon dimrin duke u larë në det, në temperatura të ulëta. E takojme në plazhin e Darzezës, aty ku Biku del çdo ditë në oren 05:00, pa zbardhur ende dita.

“Sot që po lahem dhe bera not temperatura ishte minus. E ndjej veten shume te forte, nuk njohe se cfare eshte semundja.Dhe ne kohen e covidit une e kam ushtruar kete sport dhe nuk kisha ndonje problem, perkundrazi  e ndjeja veten shume te forte.

Eshtë mekanik në një servis automjetesh por puna nuk e pengon të ushtrojë pasionin për notin.

“Kam 10 vite që merem me kete lloj sporti.Vij çdo mengjes ne oren 5:00 bej 12 km  ne kembe me vrap  buze detit. Pasi mbaroj vrapin futem ne det ne cfare do temperature te jete dhe ndjej kenaqesi kur temperaturat jane me minus”.

Si frymëzim për Bikun kanë shërbyer disa turiste italianë.

“Normalisht une vija ne Durresi per plazh dhe ngrihem ne mengjes dhe filloje ecjen Me teper me shtyn disa Italian qe vinin dhe benin vrap dhe thashe qe italianet jane me te mire se ne dhe fillova ecjen alternative duke u nisur me vrap pastaj kete e nisa ne Darezeze qe eshte nje plazh i mrekullueshem..”

Në dimër, plazhin e Darëzezës, 56-vjeçari e ka të gjithin të tijin.

“Se une kam 10 vjet që  nuk shoh njerez te vine ne kete kohe ,vetem ne behar kur fillon sezoni i plazhit ka njerez qe vijnë dhe bejne ecje, ndersa per tu lare jo. une jam vetem nuk ka njeri tjeter”.

Noti është një nga 4 sportet më të dëshiruara në të gjithë botën. Studimet sugjerojnë praktimin e notit sepse ul rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës e mushkërive. Po kështu është një mënyrë efikase për të djegur kalori dhe mbajtur trupin në formë, siç e pohon dhe Biku Luto.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Irena: 23/02/2025 21:22

    Le te jete Biku nje frymezim per te rinjt qe te merren me sport dhe larg veseve te kqija.Ai ka nje vullnet te papare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kumbulla merr të verdhë, Espanyol ndal 1-1 Atl. Madridin dhe i bën nder Barçës

VIDEO/ Kumbulla merr të verdhë, Espanyol ndal 1-1 Atl. Madridin dhe i bën nder Barçës