Sofía Jirau, 25 vjeç është modelja e parë e Victoria's Secret me sindromën Down, pasi iu bashkua 17 vajzave të tjera në nisjen e fushatës së re të markës. Modelja 24-vjeçare nga Porto Riko festoi momentin historik në ditën e Shën Valentinit pas debutimit të Koleksionit Love Cloud, një linjë të brendshmesh.
"Një ditë e ëndërrova, punova dhe sot është një ëndërr e realizuar. Më në fund mund t'ju tregoj sekretin tim të madh. Unë jam modelja e parë e Victoria's Secret me sindromën Down", ka shkruar Jirau.
Jirau filloi karrierën e saj si modele në Puerto Riko në vitin 2019. Në të njëjtin vit, ajo hapi dyqanin e saj të suksesshëm të modës në internet, Alavett.
Në shkurt 2020, vetëm një muaj përpara se shpërthimi i COVID-19 të izolonte botën, Jirau bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Nju Jork, për të cilën ajo shprehet se është krenare si një nga modelet e pakta me sindromën DoWn që ka arritur të marrë pjesë në eventin e rëndësishëm të modës.
Jirau gjithashtu nisi një fushatë në gjuhën spanjolle të quajtur "No Limits" për të demonstruar aftësinë e njerëzve me sindromën Doën për të arritur qëllimet, pavarësisht gjendjes së tyre. 25-vjeçarja arriti një numër shumë të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe me fushtën e saj padyshim që tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Victoria's Secret
“Faleminderit Victoria's Secret që më sheh si një modele që nuk njeh kufij dhe më bëre pjesë të fushatës gjithëpërfshirëse Love Cloud Collection”, tha Jirau në Instagram.

Komente
