Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë, kur vranësirat shfaqen në vend. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 19°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Qëndrore vijon me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Po ashtu temperatura relativisht të ulta dhe reshje të dendura dëbore paraqitet Europa Veriore dhe Lindore. Ndërsa kushtet e qëndrueshme atmosferike do të përfshijnë gjithë Rajonin e Mesdheut duke diktuar mot të kthjellët.