Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme

Moti –  E diel, 29 Mars 2020

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të dendura në të gjithë vendin, duke rrezikuar herë pas-here reshje afatshkurtra dhe të izoluara. POR pjesa e dytë e ditës sjellë më shumë kthjellime në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore  nga 2°C mëngjesi deri në 20°C mesdita.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Moti –  E hënë, 30 Mars 2020

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë vendi jonë MBETET me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pas mesditës vranësirat shtohen fillimish në jug dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta e të izoluara.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C  deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi  Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë