Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, moment i shkëlqyer për dashurinë për këto shenja

Njihuni me parashikimin e yjeve për sot, moment i shkëlqyer për dashurinë për këto shenja

Foto ilustruese

Horoskopi ditor, 25 dhjetor 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ka ende shumë pavendosmëri për historinë tuaj të dashurisë, megjithatë përpiquni të mos e shkatërroni veten në këtë ditë shumë të veçantë. Në punë, nxitimi është një këshilltar i keq, mos u nxitoni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Moment i shkëlqyer për dashurinë këtë fundjavë me hënën dhe Venusin të favorshme , një dhuratë e vërtetë e Krishtlindjeve. Nëse keni biznese të pavarura, ju rekomandoj të rritni shpenzimet tuaja.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Një e shtunë e qetë për ju në aspektin e dashurisë, polemika të vogla. Në punë lërini këto orë të kalojnë pa marrë asnjë vendim. Dita e shtunë do të jetë ditë më fat.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Është Krishtlindje, le të përpiqemi të mos kthehemi te çështjet e vjetra që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj në çift. Nuk përjashtohet mundësia e shkëlqyer për punën tuaj.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Kjo ditë Krishtlindjesh ka lindur për ju me planetë interesantë për dashurinë. Edhe në punë priten yje fitues për ata që kanë qëndruar të palëvizshëm deri më tani.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Një Krishtlindje shumë e fortë dhe e ngarkuar, e mbushur me emocione. Në punë mund të rinovoni marrëveshjet e vjetra, kujdes nga mosmarrëveshjet e vogla që ju çojnë në rrugë të gabuar.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Këtë javë ju ftojmë të qëndroni në paqe, bëni një pushim nga diskutimet me partnerin. Çështja e punës dhe financiare është paksa e pasigurt, mos bëni hapin më të gjatë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Ju këshilloj të keni vëmendje maksimale, Krishtlindjet mund të jenë burim polemikash. Në punë bëni të njëjtën gjë, kujdes maksimal, mos u zemëroni dhe mos humbisni objektivat.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Pak nervozizëm po ndikon në ditët tuaja, sidomos përpiquni të shmangni mërzinë për festat e ardhshme. Një sukses i ri pritet në ditët në vijim në aspektin e punës.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Dita e Krishtlindjes lind me një Hënë dhe Diell të favorshëm, çfarë dite e mirë për të kompensuar lodhjen e këtyre ditëve. Kjo Krishtlindje do t’ju sjellë edhe dhurata të ëmbla në punë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Edhe yjet kanë një dhuratë për ju për këtë ditë të veçantë, përfitoni! Në punë, me siguri tashmë keni ndryshuar për mirë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Situata e përgjithshme ju fton të jeni të kujdesshëm. Vetëm në Krishtlindje, polemika të vjetra mund të rikthehen. Në punë, rikuperimi është i sigurt, por kjo ditë duket se është e ndrydhur.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari