Njihuni me Perla Cingën 10-vjeçaren gjeni që flet gjuhën kineze: Po ndjek ëndrrën, synoj të bëhem shkencëtare (VIDEO)

Perla Cinga është një 10 vjeçare nga Tirana që pavarësisht rezultateve të shkëlqyera në mësime e gjuhë të huaja, është gjithnjë në kërkim të dijes. Ajo po mëson gjuhën kineze, si gjuhën e së ardhmes, ndërsa shpreson që një ditë të bëhet shkencëtare me emër.

“Në një test psikologjik jam klasifikuar si fëmijë gjeni, por kjo është arrir me punë. Pasi mbaroj shkollën unë shkoj çdo ditë në kurs. Çdo ditë do të kem një kurs dhe duke punuar kaq shumë kam arritur këtë rezultat.”

Perla Cinga ishte fare e vogël, kur prindërit e saj kuptuan se vajza e tyre ishte e veçantë.

“Mua më ka pëlqyer shkenca që kur isha 7 vjeç. Kam lexuar enciklopedi, por në moshën 8-vjeçare jam fokusuar më shumë në shah. Kjo është medalje e çmimit të dytë për vajza. Në fakt jam ndeshur edhe me djem sepse nuk kishte shumë vajza, por kam fituar çmimin e dytë në Mal të Zi. Disa here ndihem dhe e veçantë.”

Ajo është nxënëse ekselente, ka inteligjencë të zhvilluar dhe është e apasionuar pas shkencës.

“Pra lënda ime e preferuar nuk ka një emër të caktuar në shqip. E quajnë ‘inquarry’ dhe këtu ne mund të mësojmë p mësojmë për kafshët, natyrën, shkencën dhe janë gjëra të ndryshme. Mua më pëlqen kaq shumë ‘inquarry’ sepse aty ne bëjmë projekte të ndryshme dhe mësojmë më shumë në atë lëndë sesa në lëndët e tjera .”

10-vjeçarja jeton në Tiranë dhe sapo e ka kryer nivelin e dytë të gjuhës kineze.

“Përshëndetje, unë quhem Perla dhe mësoj gjuhën kineze”- thotë Perla në gjuhën kineze.

Ka një arsye të fortë pse e ka zgjedhur këtë gjuhë.

“Sepse është gjuha e së ardhmes. Do të mësoj dhe turqishten dhe japonishten. Mbase në të ardhmen mund të bëhem dhe shkencëtare.”

Edhe pse është vetëm në klasën e pestë, në të ardhmen, e sheh veten neurokirurge dhe shkencëtare, por jashtë Shqipërisë.

“Në Shqipëri nuk janë kushtet aq të mira për të mësuar të bëhesh shkencëtare.”

Perla është bërë pjesë e Shoqatës së Ekselentëve dhe shumë shpejt do të konkurrojë në olimpiada të rëndësishme ballkanike dhe ndërkombëtare.

“Më ka marr shoqata e ekselentëve që të vazhdoj studimet dhe të bëj më shumë olimpiada ballkanike.”

Së fundmi Perla ka marr pjesë dhe në konkursin ndërkombëtar të matematikës Kangur. Megjithë punën e palodhur që bën çdo ditë me veten, 10-vjeçarja ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët.

“Mesazhi im është: Ndiqni ëndrrat tuaja.”

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2023 00:31

    Kinezcia gjuha e se ardhmes?! You wish!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur