Njihuni me qytetin me trafikun ‘më
të tmerrshëm’ në Gjermani

Njihuni me qytetin me trafikun ‘më<br />të tmerrshëm’ në Gjermani<br>
Ashtu si në vitin 2016, shoferët u ‘bllokuan’ më së gjati në trafik në qytetin e Munihut, si në asnjë qytet tjetër, sipas një studimi, shkruan albinfo.ch. Qyteti bavarez është kampion në bllokimin e trafikut në Gjermani për herë të dytë me radhë, sipas një studimi nga “Scorecard Trafiku”, i marrë nga të dhënat e trafikut “Inrix”, raporton “The Local”.

Sipas këtij studimi nga 73 qytete gjermane, shoferët në Munih, në vitin 2017, u bllokuan në trafik për 51 orë, katër më shumë se në vitin 2016. Ndërkohë, në vendin e dytë është Hamburgu, derisa Berlini në atë të tretë.

Në këto dy qytete të mëdha, shoferët kalojnë rreth 44 orë në vit të bllokuar në trafik. Në vitin 2015, në vendin e parë ishte qyteti i Shtutgartit. Sipas këtij studimi shoferët në të gjithë Gjermaninë janë të bllokuar rreth 30 orë në vit.

“Bllokimet e trafikut u kushtojnë gjermanëve mbi 30 miliardë euro në vit, kërcënojnë rritjen ekonomike dhe dëmtojnë cilësinë e jetës”, tha Dr. Graham Cookson, ekonomisti kryesor i Inrix.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit