Njihuni me raketën që shkurton
distancat mes kontinenteve

Njihuni me raketën që shkurton<br />distancat mes kontinenteve
Elon Musk, miliarderi amerikan që zotëron kompanitë Tesla dhe Space X ka prezantuar planet për ndërtimin e një raketë të re, që do t’i lejojë pasagjerët të udhëtojnë nga një kontinent në tjetrin brenda rreth 30 minutave.

Musk ka thënë se planifikon të fluturojë me anijen pa pilot në Mars aty nga viti 2018, dhe synon të nisë një mision me njerëz në Mars në vitin 2025.
 
Në një prezantim në Adelaide, të Australisë Elon Musk tregoi një video me imazhe të një rakete që niset nga Nju Jorku dhe mbërrin në vende të ndryshme anembanë botës, duke përfshirë Tokion dhe Shangain.
 
“Gjëja e bukur e të udhëtuarit në hapësirë është se nuk ka rezistencë nga shtypja atmosferike. Prandaj, sapo të dilet nga atmosfera, udhëtimi është i patrazuar dhe pa probleme. Nuk ka mot, nuk ka atmosferë. Dhe mund të udhëtosh në shumicën e vendeve të largëta në më pak se gjysmë ore.
Meqë duam të shkojmë në Hënë dhe në Mars, përse jo edhe në vende të tjera në Tokë” - tha zoti Musk gjatë prezantimit.
 
Ai tha se udhëtimi nga Nju Jorku në Shangai mund të bëhet për 39 minuta, ndërsa për të udhëtuar nga Bangkoku në Dubai do të duhen 27 minuta, dhe 30 minuta për të shkuar nga Tokio në Delhi.
 
Elon Musk, i cili është themeluesi dhe kreu i kompaninë SpaceX dhe i kompanisë të makinave luksoze elektrike Tesla, tha se SpaceX ka në plan që udhëtimi i parë i kompanisë në planetin Mars të realizohet në vitin 2022.
 
“Qëllimi i këtyre misioneve fillestare është që të gjejmë burimin më të mirë të ujit. Kjo është për misionin e parë dhe pastaj për misionin e dytë, qëllimi është ndërtimi i centralëve të energjisë”.
 
Misioni i dytë planifikohet të ndodhë në vitin 2024. Ai tha se kompania synon të fillojë ndërtimin e anijes së saj të parë hapësinore në gjashtë deri nëntë muajt e ardhshëm.
 
Elon Musk tha gjithashtu se fluturimet hapësinore që do të bëjnë të mundur udhëtimin nga një kontinent në tjetrin; ato mund të ndihmojnë edhe për të paguar për misionet e ardhshme për në planetin Mars/Zëri i Amerikës

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore