Temperaturat në vendin tonë do të vijojnë të mbeten të larta. Ditën e sotme sipas IGJEUM nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë të vendit. Ndërsa për sa u përket temperaturave ato temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 18 / 31 °C, në vendet e ulëta: 19 / 32 °C, në vendet malore: 13 / 29 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Rreziku për zjarre sot do të jetë i lartë në qarqet Fier dhe Korçë dhe rrezik i moderuar në qarqet e tjerë. Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ nga zjarret vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Dibër (Perëndim), Lezhë (Perёndim), Durrës (Perёndim), Tiranë (Jugperёndim), Berat (Perёndim), Vlorë (Veri), Gjirokastër (Lindje).