TIRANË- SPAK krijon logon dhe i beson 6 prokurorëve luftën kundër krimit të organizuar dhe pesë prej tyre luftën ndaj korrupsionit. Struktura kundër krimit të organizuar brenda SPAK do të drejtohet nga Altin Dumani i cili njëherazi do të jetë dhe zv.drejtues i SPAK dhe do të hetojë botën e krimit sëbashku me Vladimir Marën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Doloreza Musabelliun dhe Elida Kaçkinin.

Dumani aktualisht ka në hetim dosjen e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa Behar Dibra ndër dosjet e fundit që finalizoi ishte ajo e klandestinëve të paligjshëm drejt SHBA-ve.

Altin Dumani dhe Ervin Kondili

Korrupsioni i është besuar si drejtues prokurorit Ervin Kondili si dhe Klodjan Brahos, Enkeleda Millonait, Dritan Prençit, Sotir Kllapi. Braho është prokurori i dosjes së zyrtarëve të lartë, Kondili i njohur si prokurori i kokainës së Maminasit po heton edhe dosjen e teatrit kombëtar.

1591010825_spak.png

Logoja e SPAK

Por përse ka ndodhur kjo ndarje?

Sipas SPAK eksperienca ndër vite e prokurorëve, kualifikimet dhe nevoja për një efikasitet të lartë ka sjellë këtë ndarje. Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi; Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore: ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit-thotë SPAK.

Aktualisht SPAK ka 12 prokurorë përfshi edhe drejtuesin Arben Kraja ndërsa sipas strukturës së miratuar nga KLP duhet të jenë 15 prokurorë.