Për të gjithë studentët që duan të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës mund të aplikojnë duke filluar nga sot në platformë.
Ata që duan të aplikojnë duhet të plotsojnë disa kritere. Ata duhet të jenë me mesatare 9-10 dhe të kenë diplomë pas vitit 2015. Sipas videos të publikuar nga kryeministri Rama janë 219 pozicione pune dhe afati i aplikimit është deri në 20 shtator.
"THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot. Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës. Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015."ka shkruar Rama në profilin e tij.
Merr dhe ekselentet qe kane mbaruar jashte...
Përgjigju