Njoftim i rëndësishëm për të gjithë shoferët që vijnë nga Italia: Mos bini pre e mashtrimeve

Njoftim  i rëndësishëm për të gjithë shoferët që vijnë nga Italia: Mos bini pre e mashtrimeve

Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari i ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të mos bien pre e personave që përpiqen të shesin polica sigurimi në portin e Barit. Ajo njofton se nuk ka asnjë punonjës shteti shqiptar që ofron shërbime konsullore pasi ato ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari.

"Zyra e Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit pranë Konsullatës së Përgjithshme në Bari njofton të gjithë udhëtarët që lëvizin me automjete nga Bari për Durrës të mos bien prehë e mashtrimeve të personave të paligjshëm të cilët përpiqen t'ju shesin polica sigurimi në portin e Barit. Këto siguracione të përpiluara me dorë janë falso dhe nuk ju mbulojnë sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka asnjë person të autorizuar në portin e Barit që shet siguracione. Nëse automjeti juaj është i pajisur me siguracion që nuk mbulon Shqipërinë, atëherë duhet të prisni policën përkatëse vetëm pasi keni mbërritur në portin e Durrësit ku janë edhe agjencitë përkatëse të sigurimeve. Kujtojmë edhe njëherë qytetarët, se nuk ka asnjë person të autorizuar apo punonjës të shtetit shqiptar në portin e Barit që ofron shërbime konsullore. Shërbimet konsullore ofrohen vetëm në Konsullatën e Përgjithshme në Bari në adresën: Via Pasquale Villari, n. 50", thuhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 28/07/2019 22:15

    Pse po ai grupi me 30 veta qe presin ne portin e durresit me formulare te perpiluar me dore ca jane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë