Njoftim për shitje nga mbledhja e ofertave publike

 

bellere

  • Administratori i Falimentit Arjeta Çumani njofton shpalljen për shitjen e  pajisjeve informatike, mobiljeve dhe orendive të “Belle Air”shpk,sipas listës bashkëngjitur.
  • Shitja e objekteve do të bëhet nëpërmjet mbledhjes së ofertave publike dhe objektet që janë në shitje ndodhen pranë Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë dhe mund të kontrollohen çdo ditë nga ora 10:00-16:00.
  • Objektet do të shiten me njëvlerë okazion, 20% më pak sesa vlera e aktiveve e paraqitur në bilancin e masës së falimentit.
  • Vlera e aktiveve që ofrohen për shitje nuk është as vlera minimale e pranueshme dhe as çmim i detyruar për tu marrë në referencë gjatë përgatitjes së ofertave të subjekteve.
  • Të gjitha ofertat do të dorëzohen me shkrim, me zarf të mbyllur,duke specifikuar aktivin për të cilin është shpallur procedura e mbledhjes së ofertave publike.
  • Çdo pjesëmarrës duhet të depozitojë te paktën 3 ditë përpara  zhvillimit të shitjes jo më pak se 20% e  vlerës së aktivit për shitje të paraqitur në tabelën bashkëngjitur, pranë llogarisë bankare të administratores së falimentit AL49204110170000000000032267. 
  • Afati i fundit i dorëzimit të ofertave është data 27 Nëntor 2017 ora 15:00 dhe dokumentat për pjesëmarrje në këtë shitje do të dorëzohen deri ne 15 min më përpara hapjes së ankandit që do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës,Tiranë. Ofertat do të hapen në prani të noterit.
  • Pas vlerësimit të ofertave, ku secili prej subjekteve do të jetë prezent në hapjen e tyre, do të shpallet fitues ai subjekt që do të ofrojë çmimin me të lartë.

 

 


PËR ÇDO INFORMACION KONTAKTONI NË :

 

E-MAIL : [email protected]

[email protected]

TEL: 00355 69 20 92 483

 

OSE:

Vizitoni faqjen zyrtare: www.belleair.al

Inventari MASA E FALIMENTIT


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)