Njoftime për vende pune

 bankers
 
            NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
 
Bankers Petroleum Albania Ltd. (Bankers) është një kompani e Geo-Jade Petroleum Corporation, një kompani ndërkombëtare e kërkimit dhe prodhimit të naftës e angazhuar në zhvillimin e përgjegjshëm të aseteve të saj të naftës të nivelit botëror. Me qendër teknike në Calgary, Alberta, dhe zyra qendrore në Pekin, Bankers është një njësi e pavarur biznesi me aktivitet në Shqipëri dhe Evropën Lindore.  Gjatë 13 viteve aktivitet në Shqipëri, Bankers ka ndërtuar një ekip teknik me përvojë, i cili përdor teknika të nivelit të lartë në nxjerrjen e naftës së rëndë dhe zhvillimin e Patos-Marinzës, vendburimi më i madh në tokëi naftës në Evropë.
Në Bankers, ne punojmë fort për ta pozicionuar veten si një partner i zgjedhur për Shqipërinë për të operuar në vendburimin më të madh të vendit. Bankers ka bërë të mundur që duke përdorur ekspertizën e tij, të prodhojë sot më shumë se në 85 vjet histori të vendburimit. Gjatë dhjetë viteve të fundit Bankers është rritur për të qenë investitori më i madh direkt, tatimpaguesi  dhe punëdhënësi më i madh në Shqipëri dhe Bankers do të vazhdojë të bëjë investime të rëndësishme nëzonën naftëmbajtëse të saj në vitet që do të vijnë dhe ka objektiva të larta lidhur me rritjen e rezervave,  prodhimin dhe shitjet.
Për të arritur objektivat tona, ne jemi vazhdimisht duke kërkuar të punësojmë njerëz të pershtatshem e të kualifikuar, të cilët demonstrojnë cilësi të tilla si entuziazëm, iniciativë, punë në grup, aftësi drejtuese etj.  Bankers ofron një paketë shpërblimi konkurruese krahasuar me tregun e  një kulturë të vlerësimit të performancës.  Bankers udhëhiqet nga parimi i mundësive të barabarta në punësim duke ofruar e promovuar një mjedis të ndershëm dhe jodiskriminues.
 
Bankers është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar për të plotësuar dy vende vakantnë pozicionin Teknik Instrumentash.
Kërkesat për Pozicionin:
  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike, Elektronike ose Megatronike;
  • Preferohet eksperiencë në instrumente, njohuri elektrike dhe/ose elektronike;
  • Preferohet eksperiencë nëkonfigurimin dhe programimine sistemeve SCADA dhe PLC's;
  • Njohuri  te mirë e gjuhës Angleze (në të shkruar dhe në folur);
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike. Njohuri në programim, instrumente, kontrollet elektrike;
  • Planifikim i mirë, aftësi raportuese dhe organizative;
  • Komunikim të shkëlqyer dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi dhe dëshirë për të mësuar dhe punuar në skuadër;
  • Aftësi për të përcaktuar prioritetet, përmbushur afatet, dhe për t’u përqendruar në informacione të detajuara;
  • Leje drejtimi automjeti;
 
Të gjithë aplikantët duhet të dërgojnë njëCurriculum Vitae në Anglisht në një zarf të mbyllur në adresën e meposhtme:
Rr. “Shën Leonardo Murialdo”, Nd. 24, Sheq i Madh, 9304, Fier, Albania
 
Për: Departamentin e Burimeve Njerëzore
 
ose me E-mail tek: [email protected]
 
Afati i fundit për të dorëzuar aplikimet është20Gusht, 2017. Të gjitha aplikimet do të merren në konsideratë dhe do t’u kthehet përgjigje brenda një afati të shkurtër kohor.
 
Ju lutem duhet të jeni në dijeni për sa më poshtë:
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
  • Të gjithë kandidatët do të marrin një SMS ose e-mail që konfirmon marrjen e aplikimit të tyre.
  • Të gjitha aplikimet do të mbahen në dosje për dy vjet nga data e marrjes.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga