TIRANE - Disa zona të Tiranës gjatë ditës së nesërme do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve, të cilat do të kryhen në nënstacionin “Uzina Traktori”.
OSHEE njofton se ndërprerja do të zgjasë për 4 orë dhe energjia do të mungojë në Kodrën e Priftit si dhe një pjesë në zonën e Shkozës.
“Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 12 Nëntor do të stakohet energjia në këtë nstacion nga ora 09:00-13:00.Pa energji do të mbesin Kodra e Priftit, Shkozë pjesërisht”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga OSHEE.