TIRANE - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë në disa zona gjatë ditës së hënë dhe të martë (1-2 tetor). Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë punimet në rrjet, më konkretisht në nënstacionin e Vorës. Kësisoj, pa energji do të mbeten zonat Prezë, rruga Vorë-Rinas në 1 tetor dhe zona e stacionit të Vorës, zona Vorë-Marikaj, pompat e ujësjellësit Vorë në datën 2 tetor. 

Njoftimi i OSHEE

Në vijim të planit të masave për mirëmbajtjen e rrjetit, drejtoria e Tensionit të Lartë do të kryejë remont në nst/Vorë, konkretisht në çelësat 6 kV. 
Punimet do të kryhen në datat 1-2 Tetor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00. 

Pa energji do të mbeten këto zona:

1 Tetor/Prezë, Rruga (Vorë-Rinas)
2 Tetor/ Zona e stacionit të Trenit Vorë, Zona Vorë – Marikaj, Pompat e Ujësjellësit Vorë.