Njoftimi i PD: Basha informoi 
​Nuland me propozimet e opozitës

Njoftimi i PD: Basha informoi <br />​Nuland me propozimet e opozitës
Pas Ambasadës së Shteteve te Amerikës në Tiranë, edhe zyra e shtypit pranë Partisë Demokratike, ka dhënë detaje nga biseda telefonike mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe zv/sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland.
 
Në njoftimin e PD thuhet se Basha e njohu Nuland me propozimet e opozitës për reformën në drejtësi dhe përpjekjet për t'i dhënë zgjidhje çështjeve të mbetura pezull. Gjithashtu, Basha ka theksuar edhe njëherë tjetër votimin elektronik si kusht të demokratëve për zgjedhjet e ardhshme.
 
Deklarata e plotë e PD:
"Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një bisedë telefonike me ndihmëssekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland. Gjatë bisedës zoti Basha e informoi znj. Nuland mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe në veçanti mbi propozimet e Partisë Demokratike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Basha rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje të formulës së vendeve të rezervuara të propozuar nga SHBA dhe BE që prej muajit shkurt 2016 për institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, si dhe e njohu ndihmës sekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike për thjeshtimin e arkitekturës së drejtësisë në funksion të moskapjes politike. Duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është produkt dhe pasojë e korrupsionit politik, Basha nënvizoi vendosmërinë e opozitës për të garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe në veçanti për votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracisë shqiptare".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi