Njoftimi i policisë për atentatin në Vaqa

Më datë 30.07.2016, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda I.E.V.P, Vaqarr, Tiranë, është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës shtetetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe aktualisht i ndaluar me masë sigurimi "Arrest në burg", për veprën penale "Dhunë në familje".

I cili ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person është goditur nga një distancë e konsiderueshme jashtë mureve rrethuese të këtij burgu dhe ndaj tij dyshohet se është qëlluar me një armë zjarri.

Gjatë veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se, shtetasi Lili Dulaj nuk ka qënë shënjestra e këtij atentati, pasi shënjestër ka qënë shtetasi Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën arrest në burg, për veprat penale "Vrasje me dashje", "Vrasje e ngelur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje", pasi ky shtetas më datë 04.11.2015, pas një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një automjet tip "Mercedes Benz" Vito ku nga verifikimet rezulton posedues shtetasi Ergys Kolaveri, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri. Në momentin e kapjes së tij, ai ka qënë sëbashku me shtetasin Enea Caka, kushëri i tij.

Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largesi, të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Sa me siper, u be arrestimi në flagrancë për shtetasit:

- Ergys Kolaveri, 25 vjeç, banues në Tiranë.

- Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, "Vrasje për gjakmarrje në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje", në ngarkim të shtetasit Ergës Kolavari dhe "Moskallzim i krimit", në ngarkim të shtetasit Enea Ceka, parashikuar nga Nenet 78/a, 278 dhe 300 të Kodit Penal.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes dhe autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë vepër penale.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë