Nga hetimi i Prokurorisë së Fierit, rezulton se:
Eshtë regjistruar procedimi penal per veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” , “Fallsifikim i dokumentave shkollore” parashikuar perkatesisht nga nenet 259 dhe 187/2 te K.Penal.
Ky regjistrim i referohet faktit te dyshuar paraprakisht se shtetasi F.Beqaj Drejtor ne shkollen e mesme Roskovec, kundrejt marrjes se shumes 1000 apo 1500 eurove, leshon vertetime shkollore te fallsifikuara per persona te ndryshem, te cilet nuk jane nxenes te shkollave perkatese.
Bazuar në përdorimin e metodave special të hetimit, konfirmohet fakti se shtetasi F.Beqaj eshte i angazhuar ne nje veprimtari te tille kriminale, ku ne bashkepunim edhe me specialist te Drejtorise Arsimore Fier, u siguron personave te ndryshem vertetime te shkolles se mesme, te fallsifikuara. Dyshohet qe keto deftesa te fallsifikuara u dorezohen te interesuarve kundrejt pagimit nga ana e tyre te shumave te konsiderueshme nga 1000 -1500 euro .
Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se nje vertetim i tille (i fallsifikuar) , eshte leshuar per te pakten 4 shtetas.
Nga kontrollet e banesave, sekuestrot e kryera prane Shkolles se Mesme Roskovec dhe Drejtorise Arsimore Fier, rezulton e qarte se shtetasi F.Beqaj, ne detyren e Drejtorit te Shkolles se Mesme te Bashkuar Roskovec, ka perpiluar disa vetetime notash ose deftesa pjekurie te fallsifikuara, pasi personat perkates nuk kane qene nxenes te asaj shkolle dhe se kete e ka realizuar duke nderhyre (me heqje dhe ngjitje fletesh ) ne regjistrin e nxenesve qe kane perfunduar shkollen .
Rezulton gjithashtu qe, vec 4 rasteve qe jane evidentuar nga hetimi i deritanishem (dhe qe jane cituar me siper), ne kete regjister ka disa flete te tjera te ngjitura , qe do te thote te tjera deftesa te fallsifikuara , te cilat do te jene objekt i hetimit te metejshem , sikunder do te jete objekt hetimi edhe marrja e rryshfetit , kundrejt ketyre veprimeve.
Po keshtu rezulton , qe vertetimet dhe deftesat e fallsifikuara nga drejtori i shkolles , duhen verifikuar nga komisioni me 3 specialiste , i ngritur per kete qellim ne Drejtorine Arsimore Fier dhe mandej firmosen nga Titullari i Drejtorise Arsmore .
Nga kqyrja qe i eshte bere ciklimit te diplomave ne Drejtorine Arsimore, Fier , rezulton qe rastet e derguara nga drejtori i shkolles F. Beqaj , te mos jene verifikuar ne shkollen perkatese nga specialistet e Drejtorise Arsimore, Fier duke i konsideruar se te dhenat e pasqyruara nga Drejtori i shkolles, F. Beqaj perputhen me te dhenat qe shkolla disponon. Ne kete menyre kane perfituar ne menyre te paligjshme deftesa te shkolles se mesme , persona qe realisht nuk e kane kryer kete shkolle. Keto veprime te specialisteve te DAR, Fier bien ne kundershtim me ligjin nr 69/2012 “Per sistemin arsimor Parauniversitar ne Republiken e Shqiperise “ dhe Urdhrin nr 76 date 19.02.2013 te Ministrit te arsimit dhe shkences “Per legalizimin e dokumentave zyrtare te arsimit parauniversitar ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences “
Per sa u paraqit me siper, eshte urdheruar ndalimi i shtetasve
F. Beqaj (Drejtor i shkolles ) per vepren penale “Fallsifikim i dokumentave shkollore” nga personi qe e ka per detyre, me shume se njehere (neni 187/2 i K.P)
V. Mitro, specialiste kurrikules ne Drejtorine Arsimore, Fier
M. Emiri, specialist kurrikules ne Drejtorine Arsimore, Fier
M. Durmishaj, specialist kurrikules ne Drejtorine Arsimore, Fier