Njoftohen nga kalimtarët dhe klientët, AKU bllokon 200 kg peshk në tregjet e Fierit dhe Lushnjës

Njoftohen nga kalimtarët dhe klientët, AKU bllokon 200 kg peshk në tregjet e Fierit dhe Lushnjës

Foto ilustruese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar këtë të mërkurë në Fier e Lushnjë 200 kg peshk.

Sipas informacionit të marrë nga AKU Fier, Report Tv raporton se kanë qenë kalimtarët dhe klientët që kanë njoftuar inspektorët për marrje të masave në 5 subjekte.

Pasi ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregjet e Fierit dhe Lushnjës, AKU ka konstatuar se peshku tregtohej në rrugë dhe në ambiente të papërshtatshme dhe se tregtarët nuk ishin të pajisur me asnjë dokumentacion përkatës për të ushtruar këtë aktivitet. 

Për 5 subjektet është vendosur gjobë deri në 50 mijë lekë të reja, ndërkohë që produkti i është nënshtruar menjëherë asgjësimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 31/10/2018 17:58

    Akoma rrugve i shesim ushqimet dhe sidomos mish e peshk, si në Zimbabwe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja