Njohja e çështjes Çame nga Brukseli
Idrizi: Ora e fitores sapo trokiti

Njohja e çështjes Çame nga Brukseli<br />Idrizi: Ora e fitores sapo trokiti
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi e quan moment vendimtar për zgjidhjen e çështjes Çame njohjen e saj nga Bashkimi Europian. Pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn se dy vendet, Shqipëria dhe Greqia kanë të pazgjidhur mes tyre kufirin detar dhe çështjen Çame, Idrizi u shpreh se ky është lajmi madh i shumëpritur i cili çon në rrugën e zgjidhjes padrejtësinë shekullore.  
 
Deklarata e Idrizit:
Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamërinë dhe padrejtësitë shekullore sapo trokiti....
Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.
Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë.
Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsisë martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.
Faleminderit te gjithëve. Fitorja jonë e radhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh