Njohja e Kosovës? Vuçiç: Duam garanci që BE të na pranojë në 2025

Njohja e Kosovës? Vuçiç: Duam garanci që BE të na pranojë në 2025

Presidenti i Serbise Vucic

Presidenti i Serbisë Vuçiç gjatë një interviste ka deklaruar se nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë marrëveshje, Serbia do të duhej të merrte garanci të qarta për t’u pranuar në BE në vitin 2025.

“Nëse ne arrijmë marrëveshje, Beogradi dhe Prishtina, Serbia do të duhej pa mëdyshje të merrte garanci të qarta për hyrje në BE në vitin 2025. A mendoni se shumica e politikanëve të shteteve anëtare do të dëshironin ta dëgjojnë këtë gjatë fushatës parazgjedhore? Nuk do të vija bast për këtë”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë