Njohja e pensioneve me Italinë, opozita dhe maxhoranca bashkojnë votat miratojnë marrëveshjen në 3 komisione parlamentare

TIRANE- Opozita bashkoi votat me mazhorancën sot dhe miratuan unanimisht në komisione  marrëveshjen, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, që bën të mundur njohjen e pensioneve. Në komisionet e Ligjeve, të Integrimit dhe të Ekonomisë Ministria e Ekonomisë u sqarua se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë të gjithë ata shqiptar që kanë punuar qoftë dhe për një vit në Itali.

"Do të përfitojnë të gjithë ata shqiptar që kanë prekur skemën e pensioneve atje, qoftë edhe për 1 vit. Janë 434 mijë shqiptar që kanë kontribuar në skemë, nga të cilët 420 mijë prej tyre janë 15-65 vjeç. Përfitojnë edhe nën shtetasit shqiptar, që janë kthyer në Shqipëri, pra themi do arrijnë deri në 500 mijë përfitues" tha Manja. 

Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani tha se marrëveshja përfshin edhe bashkimin e periudhave të kontributeve me qëllim që të plotësohen vitet për të dalë në pension.

"Marrëveshja garanton që asnjë qytetar nuk humbet asnjë ditë kontribute në të dyja vende. Sigurimi për pleqërinë, invaliditetit, pensioni familjar, sigurimi për sëmundjen dhe barre lindjen dhe sigurimin e papunësisë. Periudhat e sigurimit në një shtet, njihen edhe në tjetrin, bashkohen edhe periudhat kontributeve për të përmbushur vitet e punës për të përfituar pension" deklaroi Olta Manjani zëvendësministre e Ekonomisë

Marrëveshja me Italinë u firmos më 6 shkurt, nga dy ministrat e jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Aktualisht vendi është në negociata për të firmosur marrëveshjen edhe me Poloninë dhe Serbinë, ndërkohë që pret përgjigje nga pala greke për të caktuar datën e fillimit të negociatave zyrtare.

“Nga viti 2005, janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, dhe jemi në proces marrëveshje me Poloninë dhe Serbinë. Kanë shprehur dakordësi për të nisur negociatat për marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore Spanja, Emiratet e Bashkuara, Slloveni, Danimarka dhe Moldavia. Turqi, Belgjikë, Hungari, Luksemburg, Maqedoni e Veriut, Ceki, Gjermani, Austri, Bullgari, Kanada, Rumani, Kosovën dhe federatën Zvicerane. Në vitin 2023 për herë të parë pala greke pranoi të diskutojë për negocimin e marrëveshjes. Janë njohur palët me përputhshmërinë e skemës, dhe presim palën greke për të caktuar datën për të negociuar, por kjo është edhe c çështje e vullnetit politik”, tha Manjani.

Marrëveshja me Italinë  në Komisionin e Ligjeve u miratua me 16 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shqipëria dhe Italia në këtë marrëveshje të firmosur nga dy ministrat e jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani në 6 shkurt të këtij viti angazhohen të njohin vitet e punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve.

Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 13/05/2024 22:23

    Ilirian, llogarite qe deritani eshte Shqiperia qe po e zvarrit, mendo sa kohe do ti duhet Italise.

    Përgjigju
  • Ilirjan: 13/05/2024 16:55

    Pas ketij hapi, miratimit ne komisionin e ligjeve... edhe sa hapa te tjere mbeten, qe une, NESER te shkoj e te kerkoj pensionin? Se keshtu, litar, nyje pas nyjes, hap pas hapi, komision pas komisioni... Kush kupton ketu dicka? As ju qe i shkruani artikujt, nuk ju arrin truri as te nje shpjegim i thjeshte qe mund te beni per te ndihmuar realisht ata qe jane te interesuar!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania