Nju Jorku padit Fondacionin Trump
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Underwood ka njoftuar të enjten se ka paditur Fonadacionin Trump, Donald Trumpin dhe fëmijët e tij, duke ngritur dyshime për shkelje ligjore “të vazhdueshme”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, vajza e tij Ivanka Trump dhe dy djemtë, Eric dhe Donald Trump Junior
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Underwood ka njoftuar të enjten se ka paditur Fonadacionin Trump, Donald Trumpin dhe fëmijët e tij, duke ngritur dyshime për shkelje ligjore “të vazhdueshme”. Underwood ka thënë se fondacioni ka qenë pjesë e një “koordinimi politik joligjor”, i dizajnuar për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Padia në fjalë synon të shkrijë fondacionin.
Në padi janë përmendur edhe emrat e fëmijëve të Trumpit, Ivanka, Erik dhe Donald Trump Junior. Underwood ka thënë përmes një deklarate, se Trump ka udhëzuar ilegalisht fondacionin e tij për të mbështetur fushatën e tij presidenciale, duke përdorur emrin dhe fondet e bamirësisë për të promovuar fushatën.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se demokratët e Nju Jorkut “janë duke bërë gjithçka për të më paditur”.
Në padi thuhet se bamirësia ka paguar 100,000 dollarë për të zgjidhur pretendimet ligjore kundër pushimores, Mar-A-Lago, 158,000 dollarë për të zgjidhur çështjet ligjore kundër një prej klubeve të golfit dhe 10,000 dollarë për të blerjen e një pikture, e cila më pas është vendosur në një nga klubet e golfit të Trumpit.
Nju Jorku po ashtu ka kërkuar 2.8 milionë dollarë dëmshpërblim dhe që për 10 vjet t’i ndalojë Trumpit drejtimin e ndonjë organizate joqeveritare në këtë vend. Padia parasheh ndalime të njëjta njëvjeçare edhe për tre fëmijët e Trumpit që kanë funksione në këtë fondacion./REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gjithçka e arreduar me ar, (madje dhe telekomanda), e kudo piktura! Ja si po e transformon Trump Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë
17 Mars, 17:21
-
BE-ja diskuton për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA-ja
17 Mars, 16:26
-
Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
17 Mars, 13:00
-
Heshtja shurdhuese e Elon Musk, ndërsa Trumpi i shkatërron biznesin
17 Mars, 11:51
-
Pse presidenti Donald Trump e mbylli 'Zërin e Amerikës'?
17 Mars, 11:30
-
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: Çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?
17 Mars, 09:29
-
Thoma Gëllçi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, fundi i një epoke të lirisë së fjalës
17 Mars, 09:14
-
Trump njofton se do të flasë me Putin: Kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës
17 Mars, 08:19
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
SHBA/ Trump pushon gjysmën e punonjësve të Departamentit të Arsimit! Pse i shpalli luftë shkollave
16 Mars, 14:20
-
SHBA sulm masiv kundër rebelëve Houthi në Jemen, Trump: Ju pret ferri
16 Mars, 08:04
-
Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH dhe kjo nuk quhet censurë
15 Mars, 20:38