Nju Jorku rikthen festën e Vitit të Ri, vitin e kaluar u anulua për shkak të COVID
Një festë e mëparshme në Nju York
SHBA-Njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në festimet e sivjetme të Vitit të Ri në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio. Festa është anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.
Njerëzit që duan të shohin rënien e topit këtë vit, do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë ose test negativ kundër sëmundjes COVID-19. Rënia e topit simbolizon fillimin e Vitit të Ri.
“Më në fund mund të bashkohemi sërish. Do të jetë e mahnitshme, do të jetë një gëzim për këtë qytet”, tha kryebashkiaku de Blasio.
Njerëzit e kanë festuar natën e Vitit të Ri në “Times Square” qysh në vitin 1904. Por, vitin e kaluar, festimet janë anuluar, pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin tubimet.
De Blasio tha se ka punuar me Departamentin e Shëndetësisë dhe Departamentin e Policisë së Nju Jorkut që festa të kalojë mirë. SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në botë.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend ka konfirmuar mbi 47 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 765,000 viktima./ REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1879
Lajme të tjera
-
Pence: Aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump "i ngjason një hetimi politik"
19 Mars, 22:59
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars, 21:11
-
20 vjet nga fillimi i luftës amerikane në Irak
18 Mars, 15:38
-
Hetuesit përgatisin padi ndaj ish-presidentit të SHBA-ve! Trump: Pres të arrestohem javën e ardhshme, qytetarët të protestojnë
18 Mars, 14:46
-
Uajoming bëhet shteti i parë në SHBA që ndalon pilulat e abortit
18 Mars, 13:53
-
'Jam kthyer', ish-presidenti i SHBA, Donald Trump poston në facebook për herë të parë që nga viti 2021
18 Mars, 08:52
-
Joe Biden: Të merren masa të ashpra ndaj drejtuesve të bankave që falimentojnë në SHBA
18 Mars, 08:31
-
Kërcënoi se do të kryente sulm në paradën ku marrin pjesë 30 mijë persona, arrestohet i riu shqiptar në New York! Mbështetës i grupit islamik ‘ISIS’
18 Mars, 08:11
-
Këshilli i Stabilizim-Asocimit në Tiranë, Yuri Kim: Shqipëria po ecën para në rrugën drejt BE, njerëzit dhe Qeveria meritojnë respekt për reformat
17 Mars, 16:53
-
Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë
17 Mars, 16:01
-
SKEMË MASHTRIMI/ FBI-ja arrestoi miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj Hunter Biden
17 Mars, 15:35
-
SHBA kërcënon TikTok me ndalim në mbarë vendin
17 Mars, 09:45