Nju York, vret të dashurën dhe poston fotografinë në Instagram

Nju York, vret të dashurën dhe poston fotografinë në Instagram

"Më fal Bianca" ky është postimi në Instagram që shoqëron fotografinë e kokës pothuajse të prerë të adoleshentes Bianca Devines.

Autori i postimit është vrasësi 17-vjeçar Brandon Clark.

Dy të rinjtë ishin njohur në mediat sociale dhe vrasja ka ndodhur pas një koncerti ku kishin marrë pjesë së bashku.

Imazhet e gjymtimit të adoleshentes u përhapën me shpejtësi dhe u deshën të paktën 12 orë para se të hiqeshin nga Instagrami, duke ngritur kundërthënie dhe pyetje rreth aftësisë për të monitoruar dhe ndërhyrë menjëherë në rrjetet sociale.

E diplomuar në muajin qershor, në pritje për të vazhduar studimet në kolegj, me 35 000 ndjekës në Instagram, Bianca ishte një “artiste e lindur”.

Adoleshentja u gjet e therur të dielën në Utica, qyteti ku jetonte, 400 km në veri të Nju Jorkut. Pranë saj, policia gjeti djalin vrasës, i cili u përpoq të vriste veten kur policët arritën te ai.

I plagosur rëndë, ai u transferua në një spital në gjendje kritike.

I riu akuzohet si përgjegjës për vrasjen e shkallës së dytë.

Para se të arrestohej nga agjentët e policisë, Clark kishte postuar në Snapchat, disa fotografi të adoleshentes së gjakosur, e mbështjellë me një pëlhurë të gjelbër. Imazhe të tjera të trupit të vajzës Clark i kishte hedhur në Instagram dhe gjithashtu në Discord, një platformë bisede.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri, ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri, ja si ndodh në Gjermani