Një ditë para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiç
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ditën e sotme në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara, fillimisht me Vuçiç në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.
Redaksia 17 Gusht 2022, 09:21 | Përditesimi: 17 Gusht 2022, 09:31
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ditën e sotme në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç. Stoltenberg do të zhvillojë takime të ndara, fillimisht me Vuçiç në orën 15:30, ndërkaq takimi me Kurtin do të zhvillohet në orën 17:00.
Më pas secilit takim, është paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.
Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiç, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo pas acarimit të situatës në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit.
Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me ri-regjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa me akronime të Kosovës, sikurse PZ, KM e të ngjashme, qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe. Prishtina i konsideron këto targa ilegale.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:46
BE zbardh axhendën e takimit Kurti-Vuçiç, kush do jenë përfaqësuesit e lartë europianë që do bëjnë ndërmjetësimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, do të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, ku të pranishëm do të jenë përfaqësuesi i lartë i BE Joseph Borrel dhe përfaqësuesi special për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak.
Takimi do të nisë në orën 10:30 dhe në fokus të saj do të jetë rruga përpara për rivendosjen e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Lajcak pritet të ketë takime të ndara edhe me të dy liderët e më pas do të dalë në një deklaratë për mediat.