DASHI 21. mars - 20. prill
Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni te jetoni se bashku. Përgatituni mire sepse jo gjithçka është fushe me lule. Beqaret do mund te takojnë persona te veçante me te cilat ja vlen te njihesh. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi, por fale disa miqve te specializuar ne këtë fushe do ia dilni mbanë me sukses.
DEMI 21. prill - 21. maj
Sektori i dashurisë për çiftet do jete i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mire pranë te dashurit tuaj. Beqaret do jene mahnitës dhe do bëjnë për vete atë qe duan. Do jete një dite shume e bukur! Plutoni do iu mbroje ne sektorin financiar. Do keni shume fat. Përfitoni sa me shume, por tregohuni ne çdo moment edhe vigjilente.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Ata qe janë ne një lidhje, me ne fund do afrohen me pranë partnerit te tyre dhe do ia shprehin gjitha ato qe kane menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni te bëni asgjë me ngut sepse situata mund t'iu dale jashtë kontrollit dhe keni për te vuajtur. Për financat do jete dite delikate dhe nuk do mund te kryeni asnjë shpenzim te madh. Beni kujdes!
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te ndryshoje rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin. Te ardhurat do i keni me ne vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Situata ne lidhjen tuaj nuk do jete e mire. Do keni mosmarrëveshje dhe do debatoni për diçka. Kujdes, duhet te bëni kompromis përndryshe çdo gjë do përkeqësohet. Beqaret nuk duhet te mendojnë se duke joshur me shume do gjejnë personin e zemrës. Planetët do ju ndihmojnë te rregulloni financat tuaja. Besoni tek fati dhe gjithçka do shkoje ashtu si e keni pritur.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Nëse nuk zbatoni disa rregulla qe keni vene ne lidhjen tuaj, do keni probleme me partnerin. Kujdes, ato mund te përkeqësohen edhe me shume sesa ju mendoni. Ndryshoni sa nuk është vone. Beqaret nuk do kenë fat sot. Ne planin financiar duhet te bëni shume kujdes. E dini shume mire sa e keni buxhetin. Mos prishni me shume lek sesa jua mban xhepi.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Do ketë ndryshime ne jetën tuaj sentimentale, por këto nuk do e prishin harmoninë tuaj ne çift. Dini te dialogoni dhe te flisni me te për çdo problem qe keni. Kjo është një nga cilësitë tuaja. Bravo! Beqaret nuk do takojnë sot askënd qe do i beje për vete. Intuita do ju ndihmoje mjaft për te përmirësuar situatën e vështirë financiare. Kujdes, mos merrni shume rreziqe mbi shpatulla.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Dita e sotme nuk do jete shume pozitive për çiftet. Shikojini gjerat me sy tjetër dhe çdo gjë do filloje te përmirësohet. Beqaret duhet te jene shume te vëmendshëm sot me te gjithë ata qe do takojnë. Nga momenti ne moment mund te njohin personin e zemrës. Nëse keni shpenzuar shume kohet e fundit do keni probleme te cilat do e keni te vështirë t’i zgjidhni. Kujdes!
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Duhet ta merrni me seriozisht lidhjen tuaj sot. Për sa ju përket vendimeve te rëndësishme është me mire te prisni javën qe vjen. Do jete një dite e mire për dashurinë. Edhe beqaret do kenë fat, por duhet te janë pak me te hapur. Kujdes me financat. Një gabim shume i vogël do ju lere shume pasoja edhe për ditët ne vijim. Me mire tregohuni te matur dhe shpenzoni me kufi.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Do kaloni një dite shume romantike me atë qe doni. Gjithsesi duhet te qëndroni me këmbë ne toke, jo te shkëputeni tërësisht nga realiteti. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga kjo dite për te bere takime. Do keni fat. Financat do jene te mira dhe ju do bëni një investim për diçka qe ju duhet. Gjithsesi shpenzime kot se koti nuk këshillohen gjate kësaj dite.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Nëse jeni ne çift duhet te tregoheni me te matur me partnerin. Jeta juaj duket se do marre një kthese tjetër. Reflektoni dhe shprehini sa me qarte dëshirat tuaja. Beqaret do takojnë një person te veçante nëpërmjet një mikut te tyre. Situata juaj financiare ne përgjithësi nuk do ketë probleme te mëdha. Mos shpenzoni shume për te mos pasur surpriza te këqija me vone.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Do jeni te shqetësuar sot sepse mendoni se nuk keni arritur te plotësoni te gjitha dëshirat e partnerit. E keni gabim sepse ai do ndjehet shume i lumtur me ju. Beqaret nuk duhet te mërziten edhe nëse nuk do gjejnë dashurinë. Do kalojnë një dite mjaft te bukur. Për sa ju përket financave duhet te jeni te kujdesshëm dhe te matur. Nuk jeni ne ditën me te mire për te bere shpenzime.