Një granatë e vjetër e gjetur te ‘’Liqeni i Thatë’’ në Tiranë është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

Policia njofton se granata ka qenë e zhytur në baltë kur është lokalizuar. Ajo është konstatuar nga një qytetare.

Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë”, thuhet në njoftimin e policisë.