Një grua në krye të Hipotekës Sarandë

Një grua në krye të Hipotekës Sarandë

Pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë, është emëruar sot drejtuesi i ri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë. Romina Pulaj, e cila prej 5 vitesh mban funksionin e juristes për zonën e Sarandës në këtë zyrë, do të jetë njeriu që do të vazhdojë punën e lënë në mes nga Armand Hysi.

Armand Hysi, edhe pse e drejtoi këtë institucion për vetëm 4 muaj, përveç dhënies së hipotekës për 3.500 prona që aplikuan gjatë kohës që ai drejtonte ZRPP Sarandë, arriti të përmbyllte punën dhe të dorëzonte hipotekën për rreth 2.500 dosje pronash të mbetura stok prej kohësh në zyrat e Hipotekës së Sarandës.

Romina Pulaj pas emërimit në këtë detyrë mësohet të jetë shprehur se është një barrë e rëndë që i është ngarkuar, por se do të bëjë gjithçka për të vazhduar në standardet e vendosura nga paraardhësi i saj në shërbimin ndaj qytetarëve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhike: 08/03/2019 15:01

    BRAVO ..SUKSESE KE MUNDESI TA KRYESH ME SUKSES PASIONI DHE AFTESIA NUK TE MUNGOJNE SHEMBULLI I MIRE STE MUNGON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen