Një detaj i vogël ka kthyer presidentin francez Emmanuel Macron në qendër të mediave ndërkombëtare, pasi presidenti ka zgjedhur vetë t’i mbajë çadrën kryeministrit sllovak, para pallatit presidencial.
Presidenti francez vendosi të mbrojë homologun e tij Sllovak Igor Matovic, gjatë një vizite në Elysée nga shiu, duke mbajtur ombrellën në duar dhe duke refuzuar me një buzëqeshje, t'ia dorëzojë atë ndihmësit në detyrë, i cili kishte nxituar për t'i ndihmuar. Pas disa buzëqeshjes, të dy largohen për të hyrë në pallatin presidencial francez.