Britani/ 5-vjeçarja vdiq nga pakujdesia e mjekëve, fjalët e saj të fundit: Mami më duket se po vdes

Britani/ 5-vjeçarja vdiq nga pakujdesia e mjekëve, fjalët e saj të fundit: Mami më duket se po vdes

Stella Lily McCorkindale

Një vajzë 5-vjeçare vdiq në Britani nga sëmundja e streptokut A, por kjo pas pakujdesisë së mjekëve. Sipas deklarimeve të babait të saj, Robert vajza vdiq pasi ai e dërgoi tri herë në spital sepse ajo nuk ndihej mirë dhe mjekët i kishin thënë se vajza ka nevojë vetëm për hidratim. Stella Lily McCorkindale u pranua në Spialin e Fëmijëve për kujdes intensiv të mjekëve shume vonë, atëherë kur gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. 5-vjeçarja ndërroi jetë në spital duke u regjistruar si viktima e nëntë me streptokok A në Britani.

Babai i një vajze 5 vjeçare që vdiq nga streptokoku A në Irlandë ka treguar se si e çoi në spital tri herë dhe mjekët i thanë se gjithçka që i duhej ishte hidratimi. Stella Lily McCorkindale dje u bë viktima e nëntë e streptokokut A në Britani, pasi ndërlikimet nga sëmundja zakonisht e padëmshme i morën jetën. Drejtuesit e spitalit tani kanë urdhëruar një hetim për ngjarjen tragjike dhe kanë ofruar të takohen me familjen e fëmijës. Media e huaj "Mirror" ka publikuar edhe një shkrim që ka shkruar babai i 5-vjeçares Stella Lily McCorkindale.  “Mami, më duket sikur po vdes”, thuhet të kenë qenë fjalë e fundit të vogëlushes.

McCorkindale shkroi: "Shpresoj që të gjithë të gjejnë kohë për ta lexuar këtë, nuk kam forcë të bëj një video."Së pari dua t'ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës sime. Nëse lutjet, mendimet, ndjenjat dhe dashuria mund të funksiononin, ajo do të dilte nga ai spital duke mbajtur për dorën e babait të saj. Pra, nga unë dhe Stella-Lily ju falënderoj të gjithëve për të gjitha lutjet tuaja të mira, mendimet dhe ndjenjat që kemi ndjerë të gjithë, fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja