N/kryetari i PD-së te 'Pa Protokoll': Ja ku mund t'i gjejë Rama 270 mln euro për të përballuar situatën

N/kryetari i PD-së Edmond Spaho u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse qeveria ka dëshirë lekët mund t'i gjejë në buxhet për të përballuar situatën. Sipas tij, së bashku me 50 mln eurot e dhuruara nga BE-ja, 120 mln nëse do të anulohen koncesionet, por edhe nëse bën shkurtime administrative shuma në dispozicion të përballimit të situatës shkon në 270 mln euro.

"120 mln euro të anulohen koncesionet, mund të bëhen shkurtime në shpenzimet administrative për 40 mln euro, 60 mln euro është paketa aktuale, 50 i dha BE-ja, të bëhen shkurtime edhe për investimet e parashikuara për 2020-tën, pasi nuk është e thënë të realizohen të gjitha objektivat. Të gjitha këto bëjnë gati 270 mln euro për të mjaftuar të gjitha problemet për një periudhë tre mujore. Qeveria vijon më kokëfortësi për të mos prekur koncesionet. Të gjitha koncesionet për 2020-ten janë 120 mln euro duhet të pezullohen, me përjashtim të dializës, sepse nuk ka mundësi tani të zëvendësohet nga shërbime nga shteti" tha ai.

Kritik Spaho ishte edhe për ndihmën e biznesit të madh përmes garancisë sovrane. Ai tha se kushtet nuk janë të favorshme për biznesin e madh. "Edhe 100 mln euro gjoja garanci në banka. Biznesi nuk ka nevojë, pasi nëse punon i mbulon vetë, të financohen mjetet e xhiros. Nëse biznesi ndërpret punën ata nuk kanë për paga dhe do të duhet që qeveria të kompensojë qytetarët duke i paguar nga buxheti. Kushtet për të marrë kredi me paketën e garancisë sovrane janë të pafavorshme. Disa thonë se edhe sot është e mundur të marrësh kredi me kushte më të mira. Pra nëse je klient i besueshëm banka të ofron me kushte më të mira' tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 11/04/2020 14:09

    KETA NUK E KUPTOJNE QE KJO SITUATE ESHTE BIZNES ZGJEDHJET PO AFROHEN MILJARDA NE EURO TE TERMETIT MILJONAT NE EURO TE KORONES DO SHKOJNE NE LLOGARINE E RILINDJES PER ZGJEDHJET E 2021 per popull le te mendoje Saliu me Lulushin

    Përgjigju
    • lsi shpk: 11/04/2020 23:05

      shume mire e ke thene shoqja muni-ka.

  • GËRDALLA SPAHO: 11/04/2020 09:01

    O gërdalla spaho Edi Rama ti japi lek bizneseve të mbdhaja që jan të pd e të zeni sy peshkaqenit e të orgita hund derres. O sa i zgjuar je mor zhgaravina edmond kak spaho.

    Përgjigju
    • Lalka i Radanecit: 12/04/2020 09:34

      Spaho eshte nje loqke qe se shokun

  • 270??: 10/04/2020 22:31

    270???/ vetem luli ka 220/nga rruga e kombit,,po nja 50 nuk do i japi likja dhe mona??bam bam dolen leket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja