Nobel në kimi, fitohet nga ‘arkitektët’ e proteinës

Zbulimi për strukturën e proteinës dhe formës së susbtancës jetike për njeriun i mundësoi studiuesit nga Uashingtoni David Baker e dy britanikëve Demis Hassabis dhe John Jumper të fitojnë çmimin nobel për kimine të këtij viti. Ajo se çfarë shkencëtarët kanë zbuluar u vlerësua si një arritje që do të ndihmojë shumë shkencën në të ardhmen sipas komitetit të Nobelit në Stokholm.

Nobeli i kimisë këtë vit u cilësua si i ndarë në dy pjesë që vlerësonte punën e David Baker sa i takon punës së tij me formën e proteinës dhe atë të Hassabis dhe Jumper për parashikimin me inteligjencën artificiale të strukturë së proteinës.

 “Akademia ka vendosur sot t'i japë çmimin Nobel 2024 në Kimi me një gjysmë David Baker nga Universiteti i Uashingtonit, për Dizajnin Kompjuterik të Proteinave, dhe gjysmën tjetër Demis Hassabis dhe John Jumper nga Google DeepMind Mbretëria e Bashkuar. për parashikimin e strukturës së proteinave”, ka thënë Hans Ellgren Sekretar i përgjithshëm i Akamisë së Shkencave suedeze.

David Baker është një profesor i universitetit të Uashingtonit ndërsa dy britanikët Hassabi dhe Jumper veprojnë pranë kompanisë Google Deepmind në Britaninë e Madhe.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin