Zëdhënësit e Akademisë së Çmimit Nobel kanë dhënë vetëm numrin e kandidatëve të propozuar. Janë 259 emra të propozuar nga shtëpitë botuese, por nga ky numër tani është mbërritur në një listë më të ngushtë, nga do të zgjidhet fituesi. Ismail Kadare disa vite me radhë favorizohej për çmimin në krye të listës, sivjet është më i spostuar në listë.
Vitin e kaluar Kadare printe në krye me Haruki Murakamin, shkrimtarin japonez. Vetë Murakami mbetet ende në krye të listës. Ai vlerësohet shumë nga kritika për veprat “Pylli norvegjez” apo “E dashura ime Sputnik” dhe mbetet një nga favoritët për Nobelin. Të tjerë emra në listën e ngushtë për Nobel janë shkrimtarja Svetlana Alexievich nga Bellorusia, Philip Roth dhe shkrimtari sirian Adunis. Vitin e kaluar çmimin Nobel për Letërsi e mori Patrick Modiano, shkrimtari francez.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Tetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)