Louise Elisabeth Glück është fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2020. E vlerësuar me motivacionin “për zërin e saj poetik unik që përmes një bukurie të rreptë e bën ekzistencën individuale, universale”.
Lajmin e dha live direkte Akademia Suedeze, përpara një publiku më të paktë në numër se zakonisht, për shkak të masave për parandalimin e Covid 19.
Gluck është 77 vjecce dhe është një nga poetet amerikane bashkëkohore më të njohura. Ajo ka lindur në Neë York, dhe ka origjinë hebraike-hungareze dhe jep lëndën e Letërsisë Angleze në Universitetin e Yale. Në vitin 1993 ajo fitoi çmimin “Pulitzer” të poezisë me përmbledhjen e poezisë “Irisi i egër”; në vitin 2014 u vlerësua me “National Book Award” një tjetër çmim të rëndësishëm letrar amerikan. Ka shkruar 12 përmbledhje poezish, përveçse përmbledhje me ese kritike të letërsisë.
Kureshtja për fituesin e këtij viti ishte e madhe, edhe prej skandalit seksual, ku ishte përfshirë bashkëshorti i një nga anëtareve të Akademisë, e cila më pas dha dorëheqjen. Kjo e detyroi Akademinë të anashkalonte një ceremoninë e 2018-ës. Polemikat nuk do të reshtnin as një vit më pas, kur çmimi iu dha Peter Handkes, shkrimtarit kontrovers që kishte mbështetur Slobodan Milloshevicin në të shkuarën. Po në të njëjtin vit iu dorëzua Nobeli i 2018-ës për Letërsinë, polakes Olga Tokarczuk.
Ceremonia e ndarjes së çmimit pritet të mbahet në 10 dhjetor në Stokholm.
Urime poeteses amerikane. Ka te tjere qe presin prej shume vitesh po shpresat kane humbur fare. Si puna e dhelpres me rrushin
Përgjigju