Nobeli për Letërsi, nisin skedinat për
kandidatët, Kadare renditet i shtati

Nobeli për Letërsi, nisin skedinat për<br />kandidatët, Kadare renditet i shtati
TIRANE- Akademia Suedeze pasi e ka mbajtur sekret për një kohë të gjatë datën e shpalljes së Çmimit Nobel për Letërsi 2015, e ka dhënë njoftimin vetëm tri ditë para shpalljes së fituesit. Data 8 shtator 2015, ka qenë një nga surprizat e radhës së Akademisë Suedeze, kur dihej që zakonisht Çmimet Nobel për Letërsinë në vitet e kaluara janë ndarë nga mesi tetorit ose një javë më pas.
“Lutjet e veçanta, parashikimet dhe spekulimet do të marrin fund në mesditën e kësaj të enjteje”, kështu e ka komentuar “The Guardian” lajmin pas zbulimit nga Akademia Suedeze të ditës së saktë të shpalljes së këtij çmimi prestigjioz.

“The Guardian” komenton, duke iu referuar favoritëve, edhe sipas parashikimeve të listës së basteve (Ladbrokes), që deklaron parashikimet e çdo viti për fituesit e Nobelit. “The Guardian” citon se Çmimi Nobel është i paparashikueshëm, ndërkohë që kujton rastet kur një pjesë e fituesve kanë qenë favoritë në listat e basteve, ndërsa më pas kanë marrë çmimin.

Britanikja “The Guardian” kujton romancieren algjeriane, Assia Djebar: gruan e parë të cituar si favorite nga lista e basteve, e cila u shpall Nobel në 2012-n. Kujtojmë ndërkohë se 2012-n ka qenë në krye të parashikimeve si favorit për Çmimin Nobel në Letërsi edhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ndërsa këtë vit koeficientët e basteve që i janë dhënë Kadaresë e kanë zbritur atë nga lista e favoritëve kryesorë, duke e renditur në vendin e 7-të, shanset e të cilit variojnë  nga 17/1. “

The Guardian” nuk e përmend ndër favoritët. Megjithatë, ka pasur edhe fitues të Nobelit që nuk janë përmendur fare si favorit në media para se të merrnin çmimin, siç është rasti i fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi 2012, Patric Mondiano. “The Guardian”, duke dhënë lajmin për datën e shpalljes së Çmimit Nobel për Letërsi 2015 shkruan:   “Vendimi i Akademisë Suedeze për fituesin e këtij viti të çmimit më të madh letrar (siç është vetë Nobel) parashikohet të jetë një vendim i papritur. 

Akademia suedeze ka zbuluar se fituesi i këtij viti për Çmimin Nobel për letërsinë do të shpallet ditën e enjte.
Emri i laureatit të 112-të të letërsisë -shkrimtarit që do gjykohet nga anëtarët e Akademisë Suedeze se ka përmbushur më së miri specifikat e testamentit të Alfred Nobelit që të ketë prodhuar “veprën më të jashtëzakonshme në një drejtim ideal” – do të zbulohet në orën 1.00 me orën lokale, në Stokholm.

Me autorë nga e gjithë bota, me mundësi për të përzgjedhur (ka një botë autorësh, nga e cila mund të përzgjidhet), është tmerrësisht e vështirë për të parashikuar fituesin, pavarësisht se e preferuara për të marrë çmimin në listat e basteve Ladbrokes dhe Paddy Power është autorja dhe gazetarja bjelloruse, Svetlana Alexievich, me novelistin japonez Haruki Murakami, kenianin Ngugi Wa Thiong’o, amerikanët Philip Roth dhe Joyce Carol Oates, duke i shquar ata si kandidatët me koeficientët më të lartë për të qenë fitues. Fituesi i Irish Booker, John Banville, gjithashtu vendoset në listën e basteve.

Fituesi i së enjtes do t’i bashkohet rreshtit të gjatë të ikonave ndërkombëtare të letërsisë, që variojnë nga Alexandr Solzhenitsyn te Albert Camus dhe Gabriel García Márquez, dhe, tek më të fundit  Toni Morrison dhe Doris Lessing. Po kaq shumë janë anashkaluar: Leo Tolstoy, Henry James dhe Henrik Ibsen që janë ndërmjet tyre, por që kurrë nuk e kanë fituar një Nobel.
 
 Fituesi i vitit të kaluar,Patrick Modiano, ishte pak i njohur në botën anglofone para fitores së tij, e cila ka frymëzuar “një stuhi” serish me ribotime/përkthime të këtij autorit). Më e fundit është novela e tij e 1992, Un Cirque Passe, e përkthyer në anglisht “Cirku”. Libri do të dalë në ShBA këtë muaj dhe në MB (Mbretërinë e Bashkuar) në Janar.
Çdo vit, rreth 600-700 individë dhe organizata ftohen për të nominuar kandidatët potencialë për çmimin. Lista me rreth 200 emra është shkurtuar nga Komiteti Nobel, me listën e shkurtuar që diskutohet më pas nga Akademia Suedeze, një grup prej 18 shkrimtarësh dhe studiuesish.

Një votë shumice vendos fituesin. “Nuk është e vështirë të gjesh kandidatë të denjë që ia vlejnë. Ka shumë: bota është kaq e madhe... Pjesa e vështirë është të zgjedhësh se kush do ta marrë”, shkruan ish-sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Peter Englund në site-in e Nobel. “Kurrë nuk kam përjetuar një çmim ku të gjithë të ishin në dakordësi të plotë. Nëse do ishte kështu, do të ishte shumë e çuditshme”.

Në Ladbrokes, Alex Donohue tha që dy “diva” kanë dalë në dritë këtë vit: shkrimtari hungarez László Krasznahorkai, fituesi i çmimit Man Booker International, shanset e të cilit variojnë nga 50/1 në 25/1, dhe poeti korean Ko Un, shanset e të cilit variojnë  nga 40/1 në 20/1. “Në mënyrë të pazakontë favoritët janë injoruar dhe spekuluesit letrarë besojnë se do ta shohin fituesin të dalë nga fusha e eksperimentalëve/radikalëve,” tha ai.”
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Tetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik

Nënsekretarja e amerikane e Shtetit në Kosovë: Krijoni asociacionin, hap thelbësor në rrugëtimin euroatlantik