Noizy ul në fushë Xhakën dhe Destanin

Noizy ul në fushë Xhakën dhe Destanin
Gjermania, është vendi ku bashkohen shqiptarët e suksessëshm! Këtë e vërtetojmë perms rrjeteve sociale “Instagram” dhe “Facebook”, ku tre emra të njohur të fushës së artit dhe sportit kanë treguar se bashkimi bën fuqinë.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar Noizy, aktorin Blerim Destani dhe futbollistin Taulant Xhakën, të cilët janë shfaqur së bashku. Siç shihet edhe në foto, sporti duket se ka bashkuar Noizyn, Xhakën dhe Destanin duke përcjell mesazhe të forta për të gjithë fansat e tyre.

Kujtojmë se, Noizy është në Gjermani në kuadër të një turi koncertesh që kishte lajmëruar ditë më parë së bashku me femrën e parë në OTR, Enca Haxhiajn duket se i ka bashkuar pasioni për sportin. Ata tashmë janë bërë grup që po korr sukses jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Kujtojmë se, pas suksesit të këngës së tyre në bashkëpunim “Ata s’e dinë”, dy këngëtarët, Enca dhe Noizy po bëjnë turin e tyre në disa vende të Europës si Zvicër, Itali, Gjermani, etj.

Javë më parë, Noizy ka treguar më shumë për suksesin e tyre duke thënë se ata të dy janë artistët më të paguar në Shqipëri. Edhe pse kjo deklaratë është pritur me polemika nga publiku, asgjë nuk është e çuditshme për shkak se Enca mund të quhet tashmë një fenomen në Shqipëri për shkak të popullaritetit i cili ka kaluar rekord në vendin tonë.

xhaka

Shkrimi u botua në numrin  e sotëm (29 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive