Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës, është shprehur se Lulzim Basha është një kryetar që nuk ka mbështetjen e demokratëve, prandaj duhet të shkarkohej.

“Bashën askush nga demokratët nuk e sheh si shpresë, ai është pengesa e vetme e demokratëve drejt  suksesit, Që të vijmë në pushtet, lideri duhet të ngjellw shpresë, kush ka besim sot te Lulzim Basha, askush nga demokratët. Nuk njoh askënd tjetër, përpos 4-5 zyrtare që i kanë ngelur në zyrën e shndërruar në bunker, për fat të keq ka mbështetjen  e mediave dhe të Edi Ramën”, tha ndër të tjera Noka.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër